Lazio-Eintracht Frankfurt, tifozët gjermanë ‘pushtojnë’ kryeqytetin italian

Eintracht Frakfurt do të luajë të enjten (nesër) në stadiumin “Olimpico” ndaj Lazios , në ndeshjen e fundit të grupeve të Europa League.

Në Romë ka mobilizim total të forcave të rendit, sepse në ndeshjen e vajtjes u regjistruan shumë probleme në Frankfurt dhe nesër në Romë priten më shumë se 9 mijë tifozë, prej të cilëve 400 janë tifozë të grupimeve ultras, që do të shkojnë në Itali me trena, aeroplanë, autobusë e vetura.

Ndërkohë tifozët e Eintracht Frankfurtit njihen për mbështetjen e madhe që i dhurojnë skuadrës së tyre.

Sfida mes Lazio-Eintracht nuk ka rëndësi, sepse të dyja palët janë kualifikuar, por është e qartë që tifozët gjermanë udhëtojnë për të qenë pranë ekipit, pak rëndësi ka ndeshja.