Cassano tallet keq: Ja çfarë duhet të bëjë Interi që të transferojë Messin

Antonio Cassano ka folur për mundësinë e transferimit të Messit në Serie A.

Në një intervistë për mediat italiane, ish-sulmuesi i Italisë, Cassano është tallur keq me idenë që Interi mund të transferojë “yllin” e Barcelonës, Leo Messin, shkruan SYRI.net.

“Pse Lionel Messi? Leo është në një nga klubet më të mëdha në botë, unë nuk e kuptoi pse duhet të vijë në Itali”, është përgjigjur Cassano.

“Unë do të isha i lumtur nëse kjo do të ndodhte. Por Inter duhet të shesë të gjithë lojtarët për të sjellë Messin”, përfundoi ai.

Ky reagim vjen një ditë pasi Ronaldo ftoi Messin të transferohet në Serie A dhe për të vijuar sfidën në kampionatin italian.