Jo vetëm Wanda me lot në sy, Icardi: Ja arsyeja përse u eliminuam nga Championsi

Wanda Nara e ka përjetuar keq eliminimin e Interit nga Champions League.

E pranishme mbrëmjen e djeshme në shkallët e stadiumit, në fund të ndeshjes ajo është fotografuar me lot në sy, shkruan SYRI.net.

Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit Feliks Zvajer, bashkëshortja e Mauro Ikardit dhe djali Valentino nuk i kanë përmbajtur emocionet, dukshëm të hidhëruar nga eliminimi i zikaltërve.

Wandës, në lot e sipër, i është dashur të ngushëllojë edhe vogëlushin: normalisht nuk mjaftoi goli i argjentinasit për të qetësuar situatën.

Por edhe “bomberi” argjentinas tha se Interit i mungoi fati, ndërsa gati sytë e mbushur me lot ai ka folur pas ndeshjes:

 “Sigurisht, inati qëndron. Donim të kalonim fazën. Tottenhami barazoi në krahun tjetër, ne duhet të fitonim: na mungoi edhe fati, sepse në sulm krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim. Meritonim 1/8-at, pasi treguam se mund të përballemi me këdo. Një mëkat i vërtetë”, tha Icardi për ‘Sky Sports’.