VIDEO/ ‘Eja mblidhuni këtu - këtu, bashkë me ne!’ Shpërthen kënga përpara Kryeministrisë

Studentët protestues kanë nisur të këndojë në kor përpara Kryeministrisë: “Ejani mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne!”

Ndërkohë që protestuesit po lëshojnë thirrje paqesisht të shoqëruar me bilbilë, bori dhe trumbeta që bien nga të gjitha anët, Policia ka rrethuar Kryeministrinë.

“Studentët e bashkuar kanë për të fituar” ishte thirrja në kor që pasoi këngën.