Zheji mbështet studentët: 'Nesër dal në protestë'

Ora Neës ka bërë një emision special për protestën e dhjetorit. Në panelin e të ftuarve ishte edhe drejtuesi i emisionit 360® Artur Xheji. Ai pohoi se do dilte edhe vetë ne protestë.

Zheji tha: 'I ulur me ta sepse jam me ta dhe normalisht kjo paralajmëron dhe zbritjen time në protestë, që nesër. Në skenografi ndodh sot, ndërsa në gjeografi reale ndodh nesër'.

'E shoh që protesta ka kapur palcën e shqetësimit të gjithë shqiptarëve. Është shndërruar nga një protestë e studentëve në një protestë kombëtare për një Shqipëri më të mirë që shqiptarët duan dhe jo politikanët duan'- përfundoi Zheji.