Me kë po bisedon Edi Rama?/ Ja kush janë studentët që ka përballë

Edi Rama sonte është ulur në studion e Top Channel dhe përballë tij ka disa të rinj, të cilët thuhet se janë studentë.

Prej 7 ditësh, studentët që prottesojnë nuk kanë pranuar asnjë negociatë me Edi Ramën, por kanë vënë 8 kushte, të cilat nuk janë plotësuar.

Por ngrihet pyetja se kush janë të rinjtë në studion e Alban Dudushit.

Janë të gjithë anëtarë të FRESSH-it socialist dhe të gjithë kanë hyrë në ambientet e TCH dhe të vendosur përballë Edi Ramës, nëpërmjet një skenari të bërë gati që ditën e djeshme.

Asnjë prej studentëve që ndodhet në atë studio, nuk është nga studentët të cilët protestojnë kundër Edi Ramës.