Solari gati të bëjë blerjen e parë të janarit, emër befasues te Reali!

Santiago Solari po kërkon të bëjë blerjen e parë të janarit në krye të Real Madridit.

Trajneri argjentinas ka kërkuar nga Florentino Perez transferimin e mesfushorit të Manchester United, Juan Matas.

Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në fund të këtij sezonit, ndërsa Solari dëshiron të marrë shërbimet e Matës që në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të fundit Manchester United do ta shiste Matën për 20 milionë euro.