Protesta masive/ Kërcënojnë studentët: Do bjerë ministria….

Ndërkohë që marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit me thirrje dhe pankarta të ndryshme, studentët kanë dhënë dhe një paralajmërim të fortë për Ministrisë e Arsimit.

Ata kanë bërë të qartë se nëse nuk ulen tarifat “Do bjerë Ministria e Arsimit”.

Më mijra janë studentët të nisur drejt Ministrisë së Arsimit duke thirrur në kor “Po nuk ulët tarifat do bjerë ministria”.

Kujtojmë që afati që i kanë vendosur studentët kryeministrit për plotësimin e kërkesave të tyre është deri në orën 16:00 të pasdites. Ata as nuk kanë pranuar të flasin me Ramën, por kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre. Ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe shumë gjimnazistët e tiranbës por jo vetëm.