VIDEO/ Studentët lidhen fort krah për krah dhe marshojnë para Kryeministrisë

Studentët janë lidhur krah për krah në rreshta dhe po marshojnë përpara Kryeministrisë. “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, është thirrja më e fortë që dëgjohet.

Një pjesë e tyre në rreshtin e parë, studentët e gjeologji-minierave, kanë vendosur në kokë kaska të verdha minatorësh. Protestës i prijnë disa të rinj me flamur kombëtar.