FOTO/ Protesta më masive e studentëve kulmon në orën 16:00, afati i fundit për qeverinë

Protesta më masive e studentëve nga e gjithë Shqipëria kulmon sot në orën 16:00.

Së paku nga ç’shihet në rrjetet sociale, studentët i kanë lënë afat qeverisë, zbatimin e kërkesave të tyre deri në orën 16:00. Më pas ata kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën, e cila hap pas hapi intensifikohet. Një grevë urie është parashikuar, por nuk dihet ekzaktësisht nëse do të mbahet, pasi studentët operojnë hap pas hapi.

Gazetari i Syri.net, Ermal Rizaj njoftoi se në drejtim të Tiranës janë nisur të rinj nga universitetet e Durrësit, Korçës, Shkodrës... Po ashtu, gjimnazistë, maturantë të dy shkollave kryesore të Tiranës, "Qemal Stafa" dhe "Petro Nini Luarasi' kanë bojkotuar mësimin dhe iu bashkuar vëllezërve të tyre më të mëdhenj në protestë.