Sinemati replikon me De Biasin: Të gjithë e dimë dimë se si na çoi në Europian

Gëzim Sinemati ka replikuar në distancë me ish-trajnerin e Kombëtares, Ganni De Biasi.

Nga studio e emisionit “Porçesi Sportiv” në “Top Channel”, Sinemati është shprehur se kualifikimi i Kombëtares në Europian nuk ishte për meritë të italianit.

“De Bjasi më tha se jam trajneri që kualifikova Shqipërinë por e dimë të gjithë si u kualifikua. Ai duhet të bënte replikë me njerëzit e Federatës, kur thonin se na kualifikoi presidenti. Për ata që na kualifikuan, De Biasi duhet tu heqë kapelën, ndërsa si luajtëm në Europian, i heq unë kapelën teknikut italian”, u shpreh Sinemati.