VIDEO/ ‘Ngelësat që kërkon Gjermania’, ja pse nuk e takojmë Ramën

Studentja e vitit e 6-të në Mjekësi Inva Mamic deklaroi se vjen nga një fakultet ku po ndodh hemorragjia më e madhe e studentëve, ku dhe prodhohen mjekë për Gjermaninë.

Mamica tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se në një brez studentësh prej 300 vetë, të gjithë duan të braktisin vendin.

Ajo shprehu edhe arsyet se pse studentët nuk pranojnë të futen në dialog me kryeministrin.

Sipas saj, prej gjashtë vitesh që studion në Universitetin e Mjekësisë, s’ka vënë re asnjë përmirësim të cilësisë së mësimdhënies që sot të jetë një studente e mirë dhe nesër një mjeke e aftë.

Ndiqni fjalën e saj: