VIDEO/ Protesta në Kavajë, bllokohet rruga drejt Rrogozhinës

Edhe në Kavajë kanë nisur protestat e qytetarëve, këtë herë për çmimin e lartë të karburantit.

Të gjithë protestuesit në Kavajë mbajnë veshur jelekët e verdhë.

Protesta e tyre vjen edhe në mbështetje të studentëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, duke kërkuar uljen e çmimit të karburantit.

Protesta sot ka pasur edhe në Shkodër dhe Lezhë.