La Interin për të shkuar në Madrid, kritikohet Mauro Icardi

Mauro Icardi udhëtoi dje drejt Madridit i shoqëruar nga bashkëshortja Wanda Nara, ku nga shkallët e “Santiago Bernabeut” ndoqi Superclasicon River Plate-Boca Juniors, e vlefshme për finalen e Kupës së Libertadores.

Kaq mjaftoi që në mediat italiane të shpërthenin kritikat ndaj kapitenit zikaltër, që në një moment mjaft të rëndësishëm për Interin, largohet për të ndjekur një ndeshje tjetër dhe për më tepër në një shtet tjetër.

Gjithsesi së fundi është konfirmuar se Icardi ka udhëtuar drejt Madridit me lejen e klubit të Interit, dhe është kthyer sërish mbrëmë në Milano, për të qenë sot normalisht në dispozicion të Spallettit, në përgatitje të ndeshjes kundër PSV-së.

Icardi do të luajë ndaj holandezëve ndeshjen e tij të 200-të me fanellën e Interit dhe duket maksimalisht i karikuar për të bërë mirë dhe për të ndihmuar skuadrën të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni, ndonëse asgjë nuk është më në dorë të zikaltërve.