Ronaldo e thotë emrin: Ky lojtar i Realit duhet të transferohet te Juventusi

Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi nuk ka nevojë për shërbimet e Gareth Bales ose Marco Asensios.

Gjatë një interviste për "Gazzetta dello Sport", “ylli” portugez e pranon se Marcelo mund të jetë një lojtar i nevojshëm për “Zonjën e Vjetër”.

 “Unë shoh shkrime për James, Bale, Asensio mirëpo nëse jam i sinqertë, Juventusi nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë”, ka thënë Ronaldo.

“Duhet të bisedoni me presidentin. Në të ardhmen nuk e di”, vijoi ai.

“Marcelo është i fortë, ne hapim dyert për lojtarë të mirë dhe Marcelo është njëri ndër ta”., theksoi ai.