Valverde jep premtimin për Interin, por Messi mund të mungojë ndaj Tottenhamit

Inter ka nevojë që Barça të mposhtë Tottenhamin dhe njëkohësisht zikaltërin duhet të marrin rezultat pozitiv ndaj PSV-së për tu kualifikuar në fazën tjetër.

Por trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për situatën që po tërheq shumë vëmendje madje ai bëri një premtim publik.

Ai thotë se skuadra e tij do të zbresë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen, pavarësisht emrave që do të jenë titullarë.

“Klubi ynë e respekton shumë Champions Leaguen dhe zbresim në fushën e lojës gjithmonë për të marrë maksimumin. Dua ta siguroj Interin që do të luajmë për 3 pikët, pavarësisht lojtarëve që do të hedhë në fushë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Leo Messi raportohet se është në dyshim por, kjo deklaratë nuk do të thotë se katalanasit do ta fitojnë ndeshjen.

 Sepse pas saj, trajneri Valverde la hije dyshimi mbi futbollistët që do të luajnë kundër Totenhemit.

 “Nuk e di nëse do të luajë Messi. Ta shohim të martën. Unë do t’i bëj zgjedhjet e mia në bazë të interesave të Barcelonës dhe jo në bazë të atyre të Interit”, ishte fjala e tij.