Offset i mungon Cardi B dhe kërkon me ngul që ajo të rikthehet

Disa ditë më parë  reperja e famshme Cardi B njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset janë drejt ndarjes vetëm 1 vit pas martese.

Dhe pavarësisht deklaratës së reperes, e cila foli me respekt për ish- bashkëshortin duke thënë se ata u rritën bashkë dhe do të mbeten miq të mirë, komentet për ndarjen e tyre janë të shumta.  

Mirëpo së fundmi Offset pohon se këto janë vetëm shpifje dhe sipas burimeve të ‘TMZ’ ai po kërkon me ngulm të rikthehet me Cardi B.

  Reperi dëshiron të fitojë sa më shpejt besimin e partneres së tij dhe të jetë sërish pranë saj.

Gjitashtu reperi në një postim në Twitter ka shkruar se i mungon Cardi B dhe ofendon të gjithë ato që po i gëzohen lajmit se lidhja e tyre ka marrë fund.