Ronaldo deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’: Unë e meritoj çdo vit, por Modriç...

Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një reagim për “Gazzetta dello Sport”, portugezi nuk fshehu egon e tij për të fituar çmimim më prestigjioz në rangun individual, shkruan SYRI.net.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës”, tha fillimisht Ronaldo.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga ky çmim duke premtuar se vitin tjetër do bëjë më mirë.

“Megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, përfundoi ai.

Syri.net / Oldi Mele