E hëna nis me aksident në autostradën Prishtinë - Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan. një makinë ka dalë nga rruga, ka rrëshqitur dhe ka përfunduar  në fshatin Ponesh. 

Sipas dëshmitarëve, si pasojë e këtij aksidenti, makina është kthyer në krah dhe ata që ishin brenda pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Kjo autostradë është mjaft e rrezikshme për shoferët,  sidomos tani kur ka edhe borë. Mediat kosovare njoftojnë se aksidentet në vend përgjatë këtij viti ishin në numër mjaft të lartë, e disa prej tyre edhe me fatalitet.