VIDEO/ River-Boca, ka karton të kuq në kohën shtesë

Në “Santiago Bernabeu” të Madridit po luhet finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Bocës, me golin e shënuar nga Benedeto në minutën e 44-t.

Në fraksionin e dytë të lojës, shënohet goli i barazimit në minutën e 68-të. Aksion fantastik i Riverit me disa pasime dhe Pratto me një gjuajtje të saktë e dërgon topin në rrjetë.  

Barazim 1-1 mbyllet edhe ndeshja e dytë finale, ashtu si e para që kishte përfunduar 2-2.

Në këtë kompeticion nuk merret për bazë goli në fushë kundërshtare dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-3 duhet koha shtesë për të përcaktuar fituesin e derbit të përjetshëm mes “Të pasurve” (River Plate) dhe “Të varfërve” (Boca Juniors).

Koha shtesë nis keq për Bocën, pasi Barrios merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.