FOTO/ Fansat i kujtojnë mungesën e Stresit në Këngën Magjike, Bes Kallaku ‘tallet’ keq me reperin

 Festivali i "Këngës Magjike" këtë sezon u shoqërua me disa episode. Kjo për shkak të reperit Stresi, i cili u arrestua nga policia. Ai nuk mundi të ishte pjesë e festivalit, teksa fitues u shpall Flori Mumajesi.

Aktori i humorit Bes Kallaku shpërndau një foto me fituesin, teksa fansat nuk nguruan të komentojnë në lidhje me mungesën e Stresit. Fansi komenton: “Nuk po shoh Stresin”.

Këtij komenti, aktori Bes Kallaku ka zgjedhur t’i përgjigjet në një mënyrë mjaft interesante. Ai shkruan: Stresi ishte ul te karrigia 313.