Messi në ‘Bernabeu’ për finalen argjentinase River-Boca

Në “Santiago Bernabeu” të Madridit do të luhet mbrëmjen e sotme finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, shkruan Syri.net.

Sfida e parë e luajtur në fushën e Bocës mes dy rivaleve argjentinase u mbyll në barazim 2-2.

Takimi i kthimit do të luhet në Madrid, pas incidenteve që ndodhën në Buneos Aires, ku tifozët e River Plate goditën me gurë autobusin e Boca Juniors, duke dëmtuar disa lojtarë.

Rreth një orë para se të fillojë kjo superklasike, tifozët e të dy ekipeve kanë krijuar një atmosferë fantastike në “Bernabeu”.

Gjithashtu, në prag të finales së madhe në “Bernabeu” është parë edhe Lionnel Messi.

Ylli argjentinas ka vendosur që ta shikojë këtë ndeshje nga afër dhe në fotografi duket se ai është me djalin e tij në stadiumin e Real Madridit.