FOTO/ River-Boca, ja çfarë bëjnë tifozët në ‘Bernabeu’ 1 orë para ndeshjes

Në “Santiago Bernabeu” të Madridit do të luhet mbrëmjen e sotme finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, shkruan Syri.net.

Sfida e parë e luajtur në fushën e Bocës mes dy rivaleve argjentinase u mbyll në barazim 2-2.

Takimi i kthimit do të luhet në Madrid, pas incidenteve që ndodhën në Buneos Aires, ku tifozët e River Plate goditën me gurë autobusin e Boca Juniors, duke dëmtuar disa lojtarë.

Rreth një orë para se të fillojë kjo superklasike, tifozët e të dy ekipeve kanë krijuar një atmosferë fantastike në “Bernabeu”.