Kaka zhgënjen milanistët: Do doja të isha drejtor i PSG-së

Leite Kaka po dëshiron transferimin te PSG-ja, edhe pse aktualisht po punon si zbulues i talenteve te Milani.

Braziliani ka thënë se do të ishte diçka e veçantë për atë po të transferohej te skuadra franceze.

“PSG? Isha shumë afër të transferohem atje, para se të largohem nga Sao Paolo te Milani”, ka thënë fillimisht Kaka.

“Të jem drejtor sportiv i PSG-së? Pse jo. Do të ishte diçka fantastike dhe do ta adhuroja shumë atë detyrë”, ka shtuar më tej braziliani.