Sarri hidhet në sulm për mbrojtësin e Juventus

Chelsea nuk dorëzohet për Daniele Rugani, të cilin e kërkon që nga merkato e verës. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Maurizio Sarri dëshiron ta marrë mbrojtësin e Juventusit që gjatë merkatos së Janarit për të përforcuar repartin e prapavijës.

24-vjeçari ndiqet edhe nga Napoli e Roma, por agjenti i tij ka deklaruar se “Zonja e Vjetër” nuk ka aspak ndërmend të nisë tratativa me asnjë ekip për shitjen e futbollistit. Kështu që për Sarrin do të jetë e vështirë të arrijë te kartoni i Ruganit.