Grabitja e milionave të Unazës, flet ish-ministri i Drejtësisë: S'kanë ç'presin, letrat mjaftojnë për arrestime

Jo tjetërkush, por vetë ish-ministri i Drejtësisë së qeverisë “Rama”, Ylli Manjani, ka konfirmuar sot se afera e madhe korruptive që është zbuluar tek Unaza e Re i ka mjaftueshëm provat për arrestime të përgjegjësve dhe sekuestrimin e garancive të vëna.

“Damiani nuk ka pse pret letra nga Amerika. Letrat me të cilët deshën të paguajnë 40 milionë euro për 2 km mjaftojnë për hetime, arrestime dhe sekuestro,” shkruan Manjani sot.