Ish-Mis Kentaki arrestohet, i dërgon foto lakuriq 15-vjeçarit

Një ish-mbretëreshë e bukurisë në  Kentaki, SHBA, që u bë mësuese, është goditur rëndë nga fati  pasi i dërgoi fotografi të veta lakuriq një ish-studenti 1 vjeç.

Ramesy Bethann Bearse, Miss kentaki 2014, u arrestua të premten në Virxhinian perëndimore dhe u akuzua për katër krime pasi dërgoi fotot e paligjshme.

Prindërit e djalit i gjetën fotot lakuriq të ish-mësueses 28-vjeçare të djalit në telefonin e tij dhe njoftuan autoritete, sipas Policisë.

Bearse, tani një mësuese shkencash  në shkollën e mesme “Andreë Jackson” në Virxhinian perëndimore, pranoi se i kishte dërguar katër fotografitë nëpërmjet Snapchat.

Katër vite më parë ajo e fitoi kurorën e bukurisë duke i bindur gjykatësit më një fjalim të zjarrtë për sklerozën e shumëfishtë. “Dua vetëm t’i ndihmoj njerëzit të kuptojnë sëmundjen”, tha ajo për planet e saj për të rritur ndërgjegjësimin.

Tani ajo rrezikone 100 mijë dollarë gobë dhe një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg, pasi është pezulluar nga detyra e saj si arsimtare/SYRI.NET