Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës”, thuhet në njoftim.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.