Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave

Kryeministri i Francës Edouard Philipe u zotua të rivendosë unitetin kombëtar pas shpërthimit të dhunës për të katërt fundjavë radhazi në protesta, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome të shtunën, ditën e fundit të demostrimit të “jelekëve të verdhë” kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Pothuajse 1000 persona u arrestuan por dhuna nuk ishte në të njëjtin nivel si një javë më parë.

Diskutimet me protestuesit paqesorë "duhet të vazhdojnë", tha z. Philipe.

Ai shtoi: “Asnjë tatim nuk duhet të kërcënojë unitetin tonë kombëtar. Ne duhet ta rindërtojmë atë unitet kombëtar përmed dialogut, përmes punës dhe duke ecur së bashku.”

Ai tha se presidenti Emmanuel Macron, shumë shpejt do të paraqiste masat për ta nxitur këtë dialog”.

Ministri i Brendshëm Cristopher Castaner vlerësoi policinë, e cila kishte qënë e angazhuar dhe përmbajti shumicën e trazirave./SYRI.NET