Gruaja labe ‘i merr radhë’, rreh burrin dhe fëmijët

Policia e Vlorës bën të ditur se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për V. Ç., 44 vjeç, banuese në fshatin Tragjas. Ky veprim u ndërmor, pasi bashkëshortja, A. Q., 32 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij dhe fëmijëve.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07. 12. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V. Ç., vjeç 44, banuese në fshatin Tragjas, pasi bashkëshortja, shtetësja A. Q., vjeçe 32, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij dhe fëmijëve. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.