Portieri Alban Hoxha: Nuk dua të ankohem më për gjurin se u bë si telenovelë

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Teutës.

Në një prononcim për “Supersport”, Hoxha tha se nuk e ka në formë optimale gjurin por nënvizoi se nuk dëshiron që të ankohet.

"Kur pëson gol që në fillim është e vështirë për të gjetur lojën. Kishim ardhur për tre pikët, por na kënaq edhe një barazim duke parë rrjedhën që mori loja. Në këtë kampionat kemi parë që asgjë nuk është e thjeshtë. Do të bëjmë gjithçka që të mbajmë sa më larg skuadrat si Kukësin dhe Skënderbeun", tha fillimisht ai.

Si jeni me shëndetin, problemi me gjurin…

Jam munduar të bëj sa më shumë terapi dhe palestër, nuk e kam në gjendjen time më të mirë, por nuk dua të ankohem më për gjurin se u bë si telenovelë. Shpresoj të jem më mirë kështu.