Studenti në Syri.net: Po përpiqen të na përçajnë, por ...

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ishte i ftua studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Gerard Komini, i cili foli për protestën studentore.

I Pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë po ndodh në protestë, Komini tha se grupe të caktuara po përpiqen ti përçajë, por askush nuk do ja arrijë qëllimit.

‘Ne sot kemi brohoritur. Aty mund të ketë organizata q punojnë për qeverinë, por ne kemi bërtitur kundër organizatave kundër partiakëve. Unë aty jam si student. Ata po bëjnë çmos për rtë na përçarë. Unë asaj kauze i kam vënë fytyrën time, kam dalë vetëm si student. Unë isha aty për ti thënë Nikollës që ne jemi këtu për kërkesat tona, merri kërkesat dhe na i plotëso’, deklaroi Komini.