Nëna e Kacifas: Do ta marr unë hakun djali im, do të vras Ramën

E ëma e minoritarit grek të vrarë nga forcat RENEA, ka dalë e ka folur sot në qendër të Bularatit.

Me flamur grek në dorë ajo ka folur greqisht para kamerave duke i premtuar të birit se do t’ia merrte ajo hakun.

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10 – 15 si ti të pastrojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im”, tha nëna e Kostandin Kacifas.

Thirrjet e nënës janë mbështetur nga të pranishmit, të cilët kanë përsëritur thirrjet, “i pavdekshëm”.