Shiheni vendosmërinë epike të ‘Jelekverdhëve’ në Francë!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra protestues të lëvizjes së pagëzuar tashmë, ‘Jelekverdhët’, kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Parisit.

Më herët kryeministri i vendit kishte njoftuar, se rreth 90 mijë forca policore ishin urdhëruar, për të mos bërë asnjë tolerancë ndaj kësaj proteste e cila ka radikalizuar kërkesat ekonomike, ndaj qeverisë së presidentit Macron.

Që në fillim të grumbullimeve, Parisi është përfshirë sot në  një situate kaosi, pasi policia nisi e para goditjet ndaj demonstruesve, të cilët janë në javën e katërt radhazi, të protestave masive. Sipas mediave vendase, vetëm në pak orë janë arrestuar, 481 protestues. Policia po përdorur gaz lotjsjellës, ndërsa qendra e Parisit është mbyllur krejtësisht, për trafikun.

Kolazhi i fotove të mëposhtme, tregon dramaticitetin e protestës në Paris dhe vendosmërinë e ‘Jelekverdhëve’, për ta çuar deri në fund kauzën e tyre pavarësisht nga dhuna e policisë.