Kujtohet 8 dhjetori ’90, Këlliçi: Ky dhjetor tregoi se rinia është këtu

Partia Demokratike po kujton 8 Dhjetorin e vitit 1990.

Në një aktivitet të zhvilluar në Qytetin Studenti, ka folur edhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

‘Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990.

Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese!’, tha gjatë fjalës së tij, Këlliçi.

Fjala e kryetarit te FRPD, Belind Kelliçi:

I nderuar Kryetar i PD z. Basha,

I nderuar Lideri Historik i PD, Dr. Berisha,

I dashur Fidan, Kryetar i FRLDK,

Te nderuar deputete,

Te dashur studente te perjetshem te dhjetorit ‘90, studente te dhjetorit 2018 dhe studente te ardhshem.

Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990.

Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese!

Te rinjte ne vitet ‘90 rrezuan regjimin komunist duke i hapur rrugen Shqiperise per tu bere si e gjithe Europa.

Por sot rinia eshte ne krize! 79% e te rinjve duan te largohen nga vendi. Mijra te rinj nuk ndjekin dot studimet per shkak te tarifave te paperballueshme.

228 shkolla jane mbyllur e 134 mije nxenes kane braktisur shkollat. 50% e rinise sot eshte e papune.

Qeveria sotme ka partner krimin e jo rinine, jo qytetaret e saj!

Te rinjte ne vitin ‘90 guxuan dhe e sollen ndryshimin e shumepritur.

Ndaj sot eshte rradha jone dhe ne mund t’ia dalim.

Une vertet jam drejtues i nje forumi rinor politik, por para se gjithash, une jam nje i ri qe kam vendosur qe jeten dhe te ardhmen time ta ndertoj ne kete vend. Prandaj dua nje Shqiperi me te mire. 

Kjo Shqiperi do te jete me e mire nese qeveria punon per qytetaret e saj, nese ua lehteson jeten studenteve duke u krijuar kushte per arsimim e punesim. Nje qeveri qe i degjon qytetaret e jep llogari para tyre sot dhe neser.

Ne sebashku duhet ti detyrojme politikanet te mbajne pergjegjesi per premtimet e pambajtura kur na marrin voten, e ti detyrojme te ndryshojne vendinet ose te largohen njehere e mire kur keq qeverisin, apo ne qender te qeverisjes se tyre eshte thjeshte zhvatja, vjedhja, ashtu sic po ndodh ne rastin e Unazes se Re, Teatrit Kombetar, tarifave te studenteve, etj.

Prej 4 vitesh studentet protestojne dhe Edi Rama nuk i degjon. Prej 4 vitesh ai i injoron kerkesat e te rinjve qe sot po largohen ne mase. Shqiperise po i largohen vajzat e djemte me te mire, ata me te zotet, ata per te cilet Europa ka hapur dyert e krenohet, nderkohe qe kryeministri i quan ‘ngelsa’ dhe ‘dembele’.

O sot o kurre, ne duhet ti tregojme kesaj qeverie qe nuk mund te tallet me me hallet dhe te ardhmen e njerezve. Une jam i bindur se te gjithe bashke do t’ia dalim te kemi nje Shqiperi me te mire, me mundesi e shanse per te gjithe.

Pertej ngjyrave politike, pertej besimit fetar, vendit te lindjes apo te banimit, te bashkuar rreth Shqiperise qe duam, mundesive te barabarta per te gjithe, ne do t’ia dalim te kemi nje Shqiperi me te mire dhe nje te ardhme te sigurte.

Gezuar diten kombetare te Rinise, kete dite simbol te lirise e shpreses per cdo shqiptar.