VIDEO/ Të 40-tat e Kaçifasit, tension e përplasje në kufi me Greqinë

Dhjetëra qytetarë grekë nuk janë lënë të hyjnë në Shqipëri për të shkuar në Bularat me rastin e 40 ditëshit të vdekjes së Kostandinos Kaçifasit.

Ata janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas kontrolleve të imtësishme që iu është bërë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Grekët kanë pasur një përplasje dhe me mediat që kanë qenë sot të pranishme në kufi, pasi kanë kërkuar që të mos filmoheshin.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se sot në Gjirokastër ka një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur ‘non grata’ nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifasin.