Skandali i falsifikimi, ambasada e SHBA thërret Damian Gjiknurin

‘Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka qenë këtë të premte në Ambasadën Amerikane’. Kështu ka deklaruar Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Java’ në RTSH.

Sipas tij Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane të premten herët në mëngjes, pas publikimit në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24 të skandalit me kompaninë DH Albania.

Sipas Vangjelit, Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e lotit të parë te ‘Unaza e Re’.

Gjiknuri ka dorëzuar një dosje voluminoze në ambasadë për të ndihmuar sa më parë zbardhjen e kësaj historie, ka thënë Vangjeli.