Në krye të CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer

Sot është zgjedhur në Hamburg kryetare e partisë më të madhe gjermane CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo do të zëvendësojë Anxhela Merkel, ndërkohë që konsiderohet një “besnike” e zgjedhur prej saj.

Ajo është 56 vjeç dhe prej 7 muajsh ka qenë Sekretare e Përgjithshme e CDU.

Nga votimet e 1001 delegatëve, AKK ka fituar 517 vota kurse kandidati Merz ka marrë 482 vota.

Vlerësohet se AKK është e ndryshme nga Merkel. AKK është e rritur në një familje katolike, në një zonë pranë kufirit francez. Ajo është nënë e 3 fëmijve. kurse Merkel është rritur në një familje protestane në Gjermaninë Lindore në kufi me vëndet Baltike.

Syri.net/ 7 dhjetor 2018