Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Cungu bën ndryshim në sulm
Do të luhet në stadiumin e Kamzës supersfida e javës së 16-të mes Kukësit dhe Skënderbeut.
Si verilindorët, ashtu edhe korçarët, do të futen në këtë përballje me synimin e vetëm, për të marrë 3 pikë.
Skuadra e Orges Shehit vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Teutës dhe barazimit në transfertë ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi ka arritur të fitojë 2 përballjet e fundit, atë ndaj Kamzës dhe Luftëtarit, teksa shpreson të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive.
Trajneri Armando Cungu ka ndryshuar sulmin, teksa në vend të Rexhinaldos do të luajë që nga minuta e parë Shpehar.
Vetëm 3 pikë është diferenca mes këtyre dy skuadrave në këtë javë të 15-të, teksa juglindorët mbajnë vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa kuksianët ndodhen në vend të 4-t me 27 pikë.
Sfida mes dy kampionëve të dy sezoneve të fundit të Superiores do të luhet në orën 14:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj, Dzaria, Kordeiro, Çyrbja, Ethemi, Shpehar
Trajner: Armando Cungu
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Fili, Bregu, Oto Xhon
Trajner: Orges Shehi