Duan përçarjen e studentëve: Në protestë policë të infiltruar dhe freshista

Vijon protesta masive e studentëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit, ndërsa është synuar të përçahen të rinjtë.

Disa persona që dyshohet se i përkasin forumeve rinore të partive politike, janë përpjekur që të krijojnë tension në radhët e studentëve, duke marrë megafonat.

Po ashtu ka pasur një mëdyshje nëse protesta duhej të zhvendosej drejt kryeministrisë, po deri tani studentët vijojnë të qëndrojnë të Ministria e Arsimit.

Ndërkaq mësohet se një prej organizatorëve të protestës e kanë telefonuar duke i thënë se do të arrestohet. Ai shprehet para studentëve në protestën që vijon se nuk ka frikë dhe se studentët nuk kanë frikë dhe se s’do të tërhiqen nga asgjë.

Po ashtu në radhët e protestuesve mësohet se ka pasur dhe policë të infiltruar nga ana e autoritete shqiptare.