Nga Kamza në këmbë me marshin: Arrogantë dhe injorantë! Ju na prishët ëndrrat tona, me tarifa dhe kartona’

Studentët në të gjithë vendin kanë bojkotuar mësimin. Studentët nga fakultete të ndryshme të Tiranës janë duke marshur me thirrje drejt Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit janë nisur më këmbë nga Universiteti Bujqësor në Kamëz dhe shprehen se kilometrat e shumtë nuk i pengojnë të vijnë edhe në këmbë për të drejtat e tyre.

Në thirrjen “Bashkohuni!” ata po vërshojnë drejt Tiranës duke kënduar këtë marsh:

- Pushtetarë dhe burokratë, 
Arrogantë dhe injorantë!
Ju na prishët ëndrrat tona, 
Me tarifa dhe kartona!

Ne ju prishim gjumin tuaj, 
Ju për ne jeni të huaj!
Dhunë kredie për kredite
Dhunë reforme, gjendje krize!

Jam student, jemi studentë,
Nuk kam çmim, s’jemi klientë! 
Mjaft i zhvatët xhepat tanë,
Ne nuk jemi bankomatë!

Për reforma dhe tregtarë, 
Që gjithçka na e kanë marrë!
Që na lënë në varfëri,
Pa punë, pa dije, pa rini!

Jo kredi për kredite,
Po zerim të çdo tarife!
S’duam zhvatje, s’duam borxhe,
As pazare për bixhoze!

Për bixhoze burokratësh, 
Pushtetarësh dhe privatësh! 
Jo mo jo, më nuk durohet,
Në mjerim më nuk jetohet!

Po do ngrihem do bashkohem,
Jam rini që revoltohem! 
***

- Nuk paguaj, nuk paguaj, 
Asnjë lek për krizën tuaj! 
Nuk paguaj vërtetime, 
As tarifa, as kredite!

Nuk paguaj për dekanin, 
S’jam haraç për rektoratin! 
Nuk paguaj korruptimin,
Kompromisin dhe mashtrimin!