Kivanç Tatlitug i drejtohet gjykatës, kërkon mbrojtje
Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer janë bashkë prej 2 vitesh dhe prej kohës kur lidhja e tyre u bë publike, mediat nuk ndalojnë së shkruari për ta.
Herë pas herë publikohen lajme nga jeta personale e çifti dhe duket se kjo gjë i ka shqetësuar shumë.
Së fundmi në mediat turke po qarkullojnë disa foto, ku Kivanç dhe Basak janë në momente intime.
Menjëherë këto foto bënë xhiron e rrjetit por, Kivanç ka arritur të ndalojë përhapjen e mëtejshme të tyre.
Aktori i njohur ka urdhëruar avokatin e tij, të nisë një proces kundër resortit, që ka publikuar fotot pa lejen e tij.