E bujshme/ De Biasi gati të marrë drejtimin e gjigantëve në Serie A

Simone Inzaghi rrezikon vërtet shkarkimin pasi në 4 ndeshjet e fundit, skuadra e Lazios nuk ka marrë asnjë fitore.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, De Biasi po përflitet si kandidati favorit për të zëvendësuar Simone Inzaghin duke marrë një detyrë drejtuese te skuadra e Lazios.

Duket se De Biasi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Klaudio Lotito.

Ky do të ishte një shans i mirë për De Biazin, pasi Lacio është një ekip i përmasave ndërkombëtare.