Studentja në Syri.net: Nëse Rama nuk plotëson kërkesat tona, ne do t’i ...

‘Studentët do të jenë sërish nesër në protestë para kryeministrisë në orën 10:00, ku do të kërkojnë arsim publik falas dhe kushte më të mira mësimore’, kështu deklaroi studentja e stomatologjisë, Klarisa Rexvelaj, në studion e lajmeve të Syri.net.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se çfarë do të bëjnë studentët nëse Rama nuk u plotëson kërkesat, Rexhevelaj tha se ata do të bllokojmë kryeministrinë dhe nuk do të lejojnë askënd që të hyjë e të dalë që aty.

‘Nesër ne kërkojmë tarifën, arsimin publik falas. Në mos falas të paktën të përgjysmohet. Pres që nesër protesta të jetë masive. Studentët janë shumë të revoltuar për shkak të fyerjeve që na ka bërë Ei Rama. Ne na ëhstë thënë se ministria nuk merret me pjesën e pagesës së Universiteteve, ky ëhstë një mashtrim shumë i madh që na bëhet. Ekziston një VKM që tregon se ministria vendos për tarifën. Protesta nuk ëhstë politike, mund të ishte kushdo qeveri në pushtet ne do të bënim të njëjtën gjë. I bëj thirrje Ramës i cili na është drejtuar në mënyrë jo etike, prandaj kërkesat tona i drejtohen sërish atij. Nëse Rama nuk na plotëson kërkesat ne nuk lëvizim nga kryeministri dhe do ti bllokojmë derën, nuk do e lëmë të lëvizë’, u shpreh Rexhvelaj. 

Syri.net/ Taulant Halili