Zbulohet prapaskena/ Canavaro ndaloi Vitsel të transferohej te Bayern Munchen

Aksel Vitsel mund të kishte përfunduar te skuadra e Bayernit të Mynihut para një sezoni.

Belgu tregon arsyen përse nuk u krye ky transferim

“Sezonin e kaluar bavarezët u interesuan zyrtarisht. Në atë kohë po luaja në Kinë, kisha vetëm disa javë aty. Ancelotti foli me trajnerin tim te Tianjin Quanjian, Fabio Canavaron, por ky i fundit ia bëri të qartë se nuk do ta lejonte largimin tim. Diskutimet u mbyllën aty”, u shpreh Vitsel.

Mesfushori tregon pse zgjodhi Dortmundin këtë verë: “E ndieja që Dortmundi ishte zgjedhja e duhur. E dija prej fillimit se e kam cilësinë për të pasur sukses këtu dhe për të dhënë kontributin tim. Natyrisht, ishte një sfidë e madhe, të cilën doja ta pranoja me çdo kusht. Pasi u njoha me objektivat e klubit nuk u mendova dy herë. Tani jam i lumtur që ndodhem këtu”.