Protesta e studentëve, qeveria tërhiqet vetëm për 1 pikë, jo për të tjerat

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i saj që studentët të paguajnë për provimet që do të japin.

Vendimi është marrë në një takim të Lindita Nikollës me rektorët dhe dekanët.

Por qeveria ka vendosur që të tërhiqet vetëm nga kjo pikë, e asnjë tjetër.

Kërkesat e studentëve janë si më poshtë:

Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.

Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.

Përmirësim të kushteve në konvikte.

Përgjysmimin e tarifës së studimeve.