Propozimi interesant/ Dueli Wilder-Fury të zhvillohet në ‘Old Trafford’

Tyson Fury kërkon rimeç me Deontay Wilder në “Old Trafford” pas duelit të tyre që u zhvillua të dielën në kategorinë e peshave të rënda WBC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Wilder e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

“Ne duhet të vazhdojmë me meçin tjetër. Frank Warrent tha që meçi të zhvillohet në Arsenal, unë thash jo, le ta bëjmë meçin në ‘Old Trafford’.

Fury është tifoz i flaktë i Manchester Unitedit dhe shpresonte në fitoren e Unitedit të mërkurën ndaj Arsenalit.

Fury ishte i pranishëm në “Old Trafford” gjatë ndeshjes.