VIDEO/ Boksieri ‘xhuxh’ rrëzon gjigantin korean, ja goditja fatale

Format dhe gjatësia trupore nuk janë dy armët kyç për të të dhënë fitoren në një ring boksi. 

Këtë e di më së miri, sportisti nga Korea e Jugut, Hong-Man Choi që pavarësisht se peshon plot 160 kilogram dhe është 2.2 metra i gjatë, nuk ia doli të mposht kundërshtarin nga Kina, Yi Long. Edhe pse është sa gjysma e Choi (74 kilogram dhe 1.76 metra i gjatë) në të gjitha aspektet, Long arriti të dal triumfator në përballjen e kickboxit MAS.

Në këtë ndeshje të çuditshme, kishte një raund të vetëm prej nëntë minutash dhe dueli duhej të fitohej vetëm me nokaut. Nuk duhej shumë kohë që nokauti të ndodhte, me Choi që rezitoi vetëm 4 minuta e 30 sekonda. Ai mori një goditje të fortë nga Yi Long në zonën e barkut, duke bërë që gjigandi nga Korea të njoftonte tërheqjen. 

Episodi shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa video bëri xhiron e botës.