VIDEO/ Lojtari shqiptar i shënon gol Panathinaikosit

Mesfushori shqiptar, Kevi Hysi i ka shënuar gol Panathinaikosit të Ergys Kaçes në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë.

Skuadra e tij greke, Ierapetra ka barazuar me rezultatin 2-2, ndërsa shqiptari realizoi gol në minutën e 25’-të.

Edhe pse Ierapetra militon në kategoritë e ulëta greke, e ka vënë në vështirësi Panathinaioksin duke i marrë një barazim historik në transfertë.