Sfida e banorit të Astirit: O Rama o klysh, hajde po ta mbajti

Protesta e banorëve të Unazës së re ka hyrë sot në ditën e 32 të saj.

Banorët kundërshtojnë shkatërrimin e banesave të tyre, pa dëmshpërblim.

Duke folur në protestën e sotme, babai i Dorian Protoduarit., Florian Protoduari i ka bërë një sfidë të hapur kryeministrit Edi Rama.

‘Ata thonë se Dorian Protoduari është organizatori i protestës dhe e mbajnë në burg.

Por nuk është ai, jam unë babai i tij organizatori. O Edi Rama, o klysh hajde po ta mbajti e më arresto’, ishte sfida e tij.